Pamje video, momenti kur skuteri elektrik shpërthen në flakë duke djegur banesën

Pamjet video të një e-skuteri janë publikuar nga BBC-ja, teksa mjeti shpërthen në flakë e arrin të djegë një pjesë të mirë të shtëpisë në një godinë në Londër.

Siç shkruan BBC-ja, pronari i mjetit elektrik e kishte vendosur skuterin në karikim në ambientet e kuzhinës, kur papritur mjeti nisi të nxjerrë tym e mandej të shpërthejë në flakë.

Pronari i cili ishte në shtëpi në momentin e shpërthimit të flakëve, tha se “ishte i gëzuar që ishte gjallë”. Ai kishte lajmëruar zjarrfikësit, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Sipas zjarrfikësve, ka patur vetëm për këtë vit të paktën 60 raste kur mjete të tilla janë përfshirë nga flakët.