Duke filluar nga mbrëmja e të mërkurës (13 nëntor) në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë kanë nisur reshjet e shiut. Në zonat malore në veri të vendit, kanë nisur reshjet e para të dëborës.
Në Vermosh trashësia e dëborës ka arritur deri në 5 centimetra, ndërsa akset po mbikëqyren nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Nuk raportohen problematika në qarkullimin e automjeteve në pjesën veriore të vendit.