Pamje video, qarku i Shkodrës “mbulohet” nga dëbora

Këtë të martë në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në akset rrugore Hani Hotit- Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë- Theth, ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 metër, reshje dëbore.

Deri më tani rrugët janë pastruar e kriposur dhe nuk ka patur probleme me qarkullimin e automjeteve. Reshje dëbore janë regjistruar dhe në zonat malore të Korçës, në Boboshticë e Dardhë.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të lagështisë në rrugë, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.”-njofton ARRSH.