Pamje video, riaktivizohet vullkani Etna

Vullkani më aktiv në të gjithë kontinentin europian është ‘rindezur’ në orët e vona të së dielës (dje), duke dhuruar një spektakël të kapur në kamera.

Autoritetet italiane treguan se vullkani Etna ka hyrë në një fazë fillestare të riaktivizimit (nga F0 në F1). Shpesh herë, Etna riaktivizohet duke nxjerrë llavë, por rrallë aktiviteti i vullkanit bëhet i rrezikshëm për banorët në Siçili.