Pamje video, rrugët e Nju Jork-ut mbulohen në ujë si pasojë e reshjeve intensive

Pjesë të shumta të Nju Jorkut janë përfshirë nga vërshimet e ujit teksa autoritetet kanë shpallur gjendje e emergjencës pas frikës se mund të ketë humbje në jetë.

Afro 8.5 milionë banorë u paralajmëruan për t’u treguar të kujdesshëm, ndërsa reshjet intensive të shiut thyen rekorde.

Dëme të konsiderueshme materiale janë regjistruar në Kuins, Bruklin e Bronks, lagje e fundit e cila ka po ashtu shumë familje shqiptare. Rrugët atje janë përmbytur e në disa syresh ka qenë i pamundur kalimi me automjete. Shumë persona janë detyruar të braktisin mjetet e tyre pasi kanë mbetur mes vërshimit të ujit.

Të premten (dje) governatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul, shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të reshjeve intensive, ndërsa dy prej senatorëve atje (Chuck Schumer e Kristen Gillibrand) iu drejtuan me letër Agjencisë Federale të Emergjencave, që të ishin në gadishmëri nëse do të kërkohej ndihmë.