Pamje video, shpërthimi i fuqishëm i vullkanit në Islandë

Pas javëve të tëra aktivitet sizmik me mijëra e mijëra lëkundje tërmeti, ka shpërthyer orët e vona të mbrëmjes së të hënës vullkani në gadishullin e Reykjanes në Islandë.

Shpërthimit ndodhi afro 4 km larg qytezës së Grindavikut, e cila u evakuua e plotë nga të gjithë banorët e saj javë më parë. Rrjedha e magmës ka përfshirë një distancë prej afro 3 kilometrash, ndërsa vullkani vijon ende të jetë aktiv.

Këto janë pamjet e para të regjistruara, të momentit kur shpërthen për herë të parë vullkani.

Më poshtë një seri me pamje nga lart të vullkanit, të cilat tregojnë forcën e jashtëzakonshme të shpërthimit.

Islanda ndodhet mbi një pikë të nxehtë vullkanike në Atlantikun e Veriu dhe mesatarisht përballet me një shpërthim vullkanit një në 4-5 vite. 13 vite më parë shpërthimi i një vullkani në Islandë ngriti shtëllunga të dendura tymi e hiri vullkanik, duke detyruar autoritetet në mbarë Europën për të ndalur fluturimet e avionëve.