Pamje video, shpërthimi vullkanik lë pa ujë afro 20 mijë persona në Islandë…

Më shumë se 20 mijë qytetarë mendohet të kenë mbetur pa furnizim me ujë të ngrohtë në jug të Islandës, për shkak të shpërthimit të ri vullkanik në gadishullin e Reykjanes. Shpërthimi i ri shkaktoi një çarje afro 3 kilometër të gjatë, atje ku ‘shatërvanë’ me llavë mbuluan territorin.

Një ditë pas shpërthimit të ri vullkanik, llava ka lëvizur dhe marrë përpara çdo gjë që ka gjetur në rrugën e saj, përfshi këtu dhe tubacionet që garantonin shpërndarjen e ujit.