Pamje video, stuhia masive e rërës ‘mbështjell’ qytetin në Arizona

Një “mur” rëre i njohur me termin ‘haboob’, mbështolli një qytezë në shtetin e Arizonës (Feniks). Stuhia e rërës u raportua të kalojë në kontenë e Marikopas në SHBA, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cilët arritën të filmojnë pamje nga fenomeni.

BBC ka përcjellë një video.

“Haboobs”-at janë një stuhi rëre që krijohen rëndom në zona shkretëtirash.