A23a ka një sipërfaqe prej afro 4 mijë km katrorë, duke qenë ajsbergu më masiv i globit. Kohët e fundit ajsbergu ka qenë në “lëvizje”, fill pasi qëndroi i ngecur në dyshemenë e oqeanit, kur u shkëput prej Antarktidës në vitin 1986.
Një anije polare britanike mundi t’i afrohet ajsbergut, duke filmuar me dron disa pamje… edhe pse është thuajse e pamundur që të shihet madhësia e frikshme e këtij gjigandi akulli.
Ajsbergu shumica e të cilit ndodhet nën ujë, ka një trashësi prej mëse 300 metrash. Aktualisht po udhëton me 10 nyje (19km/h) dhe ndodhet tanimë në pjesën fundore (veriore) të Antarktidës.