Pamje video, të notosh pranë një balene mbi 20 metër

Disa pushues në plazhin e Leighton në Australi, janë përballur me një pamje që nuk e sheh përditë… Ata kanë filmuar momentet kur një balenë mbi 20 metra afrohet pranë bregdetit, ndërsa disa prej pushuesve shihet teksa i afrohen afër.

BBC-ja e cila po ashtu publikoi pamjet, kontaktoi me një biologe marine. Kjo e fundit shpjegoi se balena mund të ketë qenë në rrisk për të ngecur në ujërat e cekëta, ndërsa veprimi i disa prej pushuesve të cilët kanë shkuar ta prekin e përkëdhelin krijesën masive, një vendim mjaft i gabuar.

“Afria me balenën është e rrezikshme, jo vetëm për balenën por edhe për cilindo nga ata individë”-tha Dr Natalie Sinclair.