Pamje video, të të “vizitojë” një ajsberg gjigand

Një ajsberg me përmasa të mëdha është regjistruar pranë brigjeve të një ishulli kanadez të quajtur Neëfoundland, ndërsa imazhet u bënë virale në rrjetet sociale.

Kjo zonë është e njohur pasi në ujërat pranë ishullit “vijnë” copa të mëdha ajsbergu, që në përgjithësi janë shkëputur nga shelfi i akullnajave në Groenlandë. Madje për ndjekjen e këtyre gjigandëve të akullit ka një ‘sport’ të tërë, me njerëz që ndjekin asjbergët pasi këto copa masive të akullit normalisht shkrijnë brenda një harku kohor të disa muajve (veçanërisht gjatë kohës së verës).