Pamje video, tërmet i fuqishëm në Stamboll, njerëzit dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur të mërkurën Stambollin.

Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një lëkundje me magnitudë 6.2 është regjistruar në brigjet e Silivrit. Pas tërmetit, një pasgoditje me magnitudë 4.9 Rihter është regjistruar në veri të qytetit, në Büyükçekmece.

Si pasojë e lëkundjeve, qindra e qindra njerëz kanë dalë në rrugët e qytetit. Ende nuk ka të dhëna nëse ka njerëz të lënduar apo dëme materiale