Pamje video, tifozi hungarez mban shallin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë

Pak ditë më parë në ndeshjen Hungari- Serbi, një tifoz hungarez ka mbajtur në dorë shallin e Kosovës, duke ua drejtuar mijëra e mijëra tifozëve serb në stadium.

E ky akt i guximshëm i tifozit, duket se i ka kushtuar, pasi disa pjesëtarë të sigurimit u sollën në mënyrë mjaft të ashpër me të, duke e kapur prej fyti e duke e rrëzuar nga shkallët. Më tutje kanë qenë disa tifozë të tjerë të cilët kanë reaguar duke qetësuar situatën.

Kujtojmë se ndeshja përfundoi në favor të Hungarisë, me rezultatin 2-1.