Pamje video, vullkani në Meksikë “mbulon” qiellin në hi dhe tym

Vullkani më aktiv e i rrezikshëm në Meksikë i njohur si ‘El Popo’ ka shpërthyer në ‘kolona’ masive hiri e pluhuri vullkanik. Për pasojë dhjetëra fluturime janë anulluar përreth zonës në fjalë, ndërsa autoritetet janë detyruar të lëshojnë një paralajmërim për këdo që të rujanë distancën e sigurisë.

Vullkani Popocatépetl (El Popo) ndodhet në Meksikën qendrore, mes shteteve të Morelos, Puebla dhe Meksiko City-t. Brenda një rrezeje prej 100 kilometrash nga vullkani, jetojnë mëse 25 milionë njerëz. Autoritetet atje kanë thënë se nuk ka asnjë risk për popullatën. Vullkani nisi të riaktivizohet në vitin 1994, pas qëndrimit të fjetur për dekada me radhë. Riaktivizimet e fundit i përkasin viteve 2000 dhe 2019, kohë kur vullkani shpërtheu 14 herë brenda natës. Majin e vitit të kaluar, vullkani nxorri aq shumë hi e tym saqë në Meksiko City u anulluan qindra fluturime.