Pamje video: Vullkani nënujor krijon një ishull të ri, 1 km larg brigjeve jugore në Japoni

Një vullkan nënujor ka shpërthyer kohët e fundit në brigjet e Japonisë, duke krijuar një ishull të vogël i cili ka një diametër 100 metër.

Brenda 10 ditëve aktivitet vullkanik, plot 1 kilometër larg brigjeve jugore të Japonisë, ishulli ka arritur të dalë deri në 20 metër mbi nivelin e detit.

Ekspertët atje thonë se kjo është një ngjarje e rrallë, ndërsa “ishulli i ri” me gjasë do të fundoset sërish nga uji.