Pamje video, zjarr i madh në një magazinë këpucësh në Vorë

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Vorës paraditen e kësaj të mërkure. Flakët kanë rënë në një magazinë këpucësh. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Siç duket edhe nga pamjet, shtëllunga të mëdha tymi kanë ‘pushtuar’ zonën pranë Vorës.

“Më datë 31.07.2024, në fshatin Picar, ka rënë zjarr në një fabrikë për prodhimin e këpucëve. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.