Pamje video, zjarr i përmasave të mëdha në pyllin me pisha në Darëzezë

Një zjarr me përmasa të mëdha është përhapur tanimë pas Pishporos edhe  në pyllin me pisha në Darëzezë.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm këtë pasdite, ku janë numëruar afro 30 vatra zjarri. Flakët të favorizuara nga era kanë mbërritur tashmë edhe në zonën e Darëzezës, siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme.

Kujtojmë se në pyllin e mbrojtur të Pishporos në Fier, flakët ndodhen aty prej 4 ditësh e deri më tani janë shkrumbuar afro 400 hektarë tokë në pemë e bimësi.