Të paktën dy vatra zjarri janë konstatuar këtë të hënë në lagjen Gërhot të Gjirokastrës, pranë pyllit me pisha. Për shkak të erës dhe bimësisë së dendur, zjarri po përhapet me shpejtësi.
Ndërkohë tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të Gjirokastrës. Zjarri vijon të përhapet në pjesën veriore, në Malin e Gjerë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të vënë nën kontroll zjarret.
Gjithë shërbimi zjarrfikës është në punë, përveç një grupi që qëndron i gatshëm në stacion, Prej përmasave të mëdha të zjarrit, po kërkohet ndihmë që të vijnë edhe forcat vullnetare.