Pamje video, zjarret masive vijojnë ende në Kanada… zjarrfikës nga e gjithë bota ndodhen atje

Qindra zjarre masive vijojnë ende të djegin mijëra hektarë tokë e pyje në disa zona të Kanadasë. BBC ka publikuar së fundmi pamje nga situata alarmante atje, ndërsa në Kanada kanë mbërritur zjarrfikës nga e gjithë bota në orvatje për të ndihmuar.

Pak ditë më parë, për shkak të erërave të forta, tymnajat masive ‘udhëtuan’ për qindra kilometra duke shndërruar dhe qiellin e klimën në qytetet veriore të Shteteve të Bashkuara.

Kanada

Zjarret e tymi kanë qenë aq masive, saqë lehtësisht janë dalluar edhe nga hapësira, siç tregon fotoja e mëposhtme.