Pamje video, zjarrfikësit e banorët bëhen bashkë për të shpëtuar nga flakët 6 vjeçarin

Një qytetar ka filmuar momentet e një ndërhyrje me të vërtetë heroike të një zjarrfikësi i cili rrezikon jetën e tij për të shpëtuar jetën e një fëmijë 6 vjeçar. Djali i mitur kishte mbetur i ngecur në shtëpinë e tij në katin e katërt të pallatit. Apartamenti ishte përfshirë nga flakët, ndërsa fëmijë qëndronte në një cep të ballkonit, në orvatje për t’i shpëtuar tymit dhe nxehtësisë së zjarrit.

I ndihmuar dhe nga shumë banorë të godinës, zjarrfikësi arrin të ngjitet me një shkallë dhe shpëton të miturin. Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së martë (14 maj) në Brazil.