Pamje, zbulim i ri arkeologjik në Amfiteatrin e Durrësit

Një furrë qeramike është zbuluar së fundmi gjatë gërmimeve që po kryhen në amfiteatrin antik të Durrësit, nga një ekspeditë arkeologësh shqiptarë e italianë.

Furra është gjendur në pjesën perëndimore të amfiteatrit, ndërsa puna vijon me gërmimet, për të zbuluar më tej çfarë gjendet nëntokë.

Amfieteatri i ndërtuar në shekullin e II-të të Erës sonë, është një prej dëshmive më domethënëse të lashtësisë e civilizimit në Durrës. Arkeologët prej kohësh po punojnë për thellimin e pjesës perëndimore të amfiteatrit, me qëllim për të pastruar e zbuluar edhe më tutje mbi historinë e lashtë të objektit.