Pamjet, anija 76 metra e gjatë anohet mbi 45 gradë në portin anglez

Një anije e madhe është anuar në portin mbretëror në Leith (Edinburg) të Anglisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës së mëngjesit, ndërsa policia ka rrethuar të gjithë zonën atje. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Anija 76 metra e gjatë prej kohësh qëndronte në port (zonë të thatë, remont) dhe nga fotot e publikuara, duket se ka anuar të paktën 45 gradë.

Anija ka patur qëllime kërkimore për gjetjen e anijeve të mbytura në det. BBC i referohet raportimit të një zëdhënësi të policisë i cili deklaroi se “autoritetet i janë përgjigjur një incidenti në port, atje ku një anije e cila qëndronte në një zonë të thatë të portit është zhvendosur nga mbajtëset e saj”