Pamjet, burri arrin të shpëtojë foshnjen teksa karroca po i drejtohej rrugës së ngarkuar me makina

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në një tragjedi të dhimbshme… nëse nuk do të ishte për këtë burrë i cili reagoi me shpejtësi dhe i shpëtoi jetën një foshnje.

Media amerikane i ka kushtuar një artikull ndërhyrjes heroike të Ron Nesmman, vetë i pastrehë. Burri sapo kishte përfunduar një intervistë pune për të rimbledhur jetën e tij, në momentin kur sheh karrocën me foshnjen, e cila po i drejtohej rrugës.

Foshnja po mbahej nga halla (e njërit prej prindërve të fëmijës), në momentin kur ajo humb ekuilibrin dhe rrëzohet në asfalt. Gruaja në moshë tenton të çohet, por rrëzohet sërish… për inerci, karroca vijon të zbresë drejt e tek rruga  e cila është e mbushur me makina që ecin me shpejtësi.

Fatmirësisht Roni reagoi në kohë dhe ndaloi karrocën, duke e shpëtuar kësisoj foshnjen nga aksidenti i sigurt.

“Nuk kishte kohë për të menduar… pashë gruan në moshë që kishte rënë dhe thjesht po shihte karrocën që i drejtohej rrugës, ajo s’mund të bënte dot asgjë. Nuk do të mund të jetoja dot me veten, nëse do të rrija aty pa bërë asgjë… jam shumë i lumtur që fëmija shpëtoi”-tha burri për median amerikane, duke thënë se ai vetë nga nipa e mbesa.