Një aksident zinxhir ka ndodhur këtë mesditë në rrugën Librazhd- Qafë Thanë, atje ku një sërë makinash dhe një kamion janë përplasur mes tyre.


Rruga është bllokuar ndërsa shkak i aksidentit dyshohet paraprakisht derdhja e një sasie vaji në rrugë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Fatmirësisht, asnjë prej shoferëve apo pasagjerëve në 6 automjetet e aksidentuara, nuk ka pësuar lëndime