Pamjet e kamerave kurth, këto janë fokat mesdhetare në shpellat e parkut “Karaburun- Sazan”

AdZM e Vlorës ka publikuar së fundmi pamjet e kapura nga kamera kurth, të cilat kanë inkuadruar dy foka mesdhetare, një prej specieve më të rralla e të rrezikuara në botë. Pamjet janë regjistruar në një prej shpellave të parkut kombëtar “Karaburun- Sazan”.

Popullata botërore e kësaj specie të veçantë, nuk i kalon 800 individët. Fokat mesdhetare bëjnë pjesë në listën e kafshëve të rrezikuara për t’u zhdukur dhe prezenca e tyre në brigjet e jugut të Shqipërisë, është një rast shumë i rrallë e i veçantë.