Në fshatin Fshaj në Gjakovë, është zhvilluar gara me kërcim nga lartësia prej Urës së Fshejtë, një sport që organizohet çdo vit nga komuna.
Fitues u shpall Evald Kurniç, një shqiptar me prejardhje nga Tuzi (Mali i Zi).
Gara zhvillohet në dy stile, “kërcimi në këmbë” dhe “kërcimi dallëndyshe”. Në garën e zhvilluar nga komuna Gjakovës morën pjesë 13 persona, ndërsa në stilin e “kërcimit me këmbë”, fitues u shpall Klemen Xhuxha.