Pamjet, momenti kur oficeri shpëton në kohë qytetarin e bllokuar në makinë në mesin e zonës së përmbytur

Një polic në Atlanta (SHBA) ka ndërhyrë në kohën e duhur për t’i shpëtuar jetën një personi i cili kishte mbetur i bllokuar në makinën e përfshirë nga përmbytjet. Uji ishte aq i thellë saqë pjesa e parme e makinës ishte zhytur duke ngritur automjetin. Oficeri përdori shkopin e gomës për të hapur dritaren e mandej për të nxjerrë burrin nga dritarja.