Vullkani më aktiv në Evropë, është riaktivizuar ditën e djeshme, duke mbuluar disa zona të banuara në hi. Instituti kombëtar i gjeofizikës e vullkanologjisë në Italinë fqinje, pikasi shpërthimet e lavës dhe hirit, të cilat u “zbutën” disi nga reshjet e shiut.

Gjithsesi në Katania, autoritetet u detyruan të pezullojnë fluturimet në aeroport. Po ashtu në qytet pati rënie të hirit vullkanik, ndërsa media vendase raportoi se qytetarët në Adrano e Biancavilla treguan se kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme që vinin nga vullkani.
Eruzione Etna, le immagini dal Rifugio Sapienza: cenere e lapilli accumulati su strade e auto #vulcano #etna #eruzione #localteam pic.twitter.com/m6wqgZuEx7
— Local Team (@localteamtv) May 21, 2023