Pamjet nga Maroku: Tërmeti i fuqishëm i merr jetën të paktën 820 personave

Të paktën 820 persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fuqishëm në zonën qendrore të Marokut, ndërsa lëkundjet nisën rreth orës 23:00 të mbrëmjes (me orën lokale).

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter u regjistruar në një thellësi prej 71 km në jug-perëndim të Marrakesh, qyteti i cili është dëmtuar dhe më shumë prej lëkundjeve vdekjeprurëse.

Autoritetet atje konfirmuan se tërmeti i mbrëmjes ishte më i fuqishmi në dy dekadat e fundit.

Të paktën 153 persona janë lënduar ndërsa plot të tjerë janë shpallur të humbur. Të shumta kanë qenë video e postuara në rrjetet sociale e mediat vendase.