Media turke ka publikuar së fundmi pamjet e disa minatorëve në një minierë në Marisa, atje ku punonjësit mbajnë agjërim… pavarësisht vështirësisë së madhe fizike që ka puna e minatorit.
Punonjësit njoftohen përmes telefonit se ka ardhur koha e iftarit. Ndodhen afro 500 metër nëntokë dhe së bashku mblidhen në tavolinë për të ngrënë ushqim në lutje e adhurim për Zotin.
“Po përjetojmë një Ramazan emocional. Në njëfarë mënyre, jemi edhe të mërzitur. Provuam shumëçka në zonat e prekura nga tërmeti. Tanimë kemi ardhur në punë dhe po mundohemi të shërojmë plagët”-tha Emin Kara për Anadolu.
“Mbajmë agjërim me kolegët. Ne kemi punë të vështirë, por agjërimi nuk na ndikon shumë, mund të agjërojmë lirisht”-tha Omer Dursun, po ashtu minator.
Për të parë videon, klikoni këtu