Pamjet video, kamioni me karburant merr flakë… zjarri masiv hedh në tokë një seksion të autostradës

Pamje të filmuara nga lart, tregojnë dëmin e madh që kanë arritur të shkaktojnë flakët që përfshinë një kamion me karburant, në një prej autostradave në Filadelfia, SHBA.

BBC shkruan se kamioni mori flakë teksa udhëtonte poshtë një prej mbikalimeve të autostradës. Zjarri ka qenë aq masiv, saqë nxehtësia ka hedhur në tokë një seksion të mbikalimit.

Autostrada në fjalë është një ndër rrugët me më shumë trafik në të gjithë SHBA-të, pasi lidh Mejnin me Floridan dhe me qytete të tjera të mëdha në bregun lindor.