Pamjet video, përmbytje masive në Emillia Romagna të Italisë fqinje

Lumenj që kanë dalë nga shtrati, shkolla e shtëpi të përmbytura. Italia fqinje e në veçanti Emiglia Romagna, janë prekur rëndë nga reshjet masive të shiut e përmytjet e shumta.

Prej 48 orësh, theksuan autoritetet lokale, ka rënë më shumë shi sesa në 4 muaj marrë së bashku. Me shumë se 250 persona janë evakuar në Ravennate, 100 të tjerë në Faenza e po ashtu të tjerë në Biancanigo di Castel Bolognese. Në orët e para të mëngjesit, një i moshuar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga uji, ndërsa një tjetër person është zhdukur.

Moti i keq dhe vërshimet nuk kanë kursyer edhe vip-at, si rasti i Gianni Morandi-t, i cili rrëfeu se shtëpia e tij ishte përmbytur.