Pamjet video, sërish skena të turpshme nga ana e tifozerisë serbe

Ndeshja pa gola me Danimarkën mbrëmjen e djeshme solli skualifikimin e Serbisë nga kampionati europian, por disa orë para sfidës, nuk kanë munguar skenat e shëmtuara.

Sërish një grup nga huliganët serbë është bërë shkas për të krijuar një përplasje me forcat gjermane të policisë.

Veç përleshjes me policinë dhe trazirave në rrugët e Mynihut, nuk munguan dhe koret e tifozëve serbë për Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.