Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 Rihter goditi mëngjesin e të enjtes ishullin e Kretës, duke sjellë panik për dhjetëra mijëra qytetarë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në det, afro 56 km në verilindje të qytetit Heraklion në Kretë. Lëkundjet nisën në orën 6 të mëngjesit (me orën lokale), duke zgjuar nga gjumi mijëra e mijëra banorë.
Pas tërmetit 6.1 Rihter, në zonë u regjistruan disa paslëkundje por me një magnitudë të ulët. Autoritetet vendore kanë nisur punën dhe ndodhen në gjendje gadishmërie. Nuk raportohet për dëmtime të rënda dhe as për persona të lënduar.
Më poshtë disa video postuar në rrjetet sociale, të lëkundjeve të forta të tërmetit
CCTV footage of 6.1 Earthquake in Crete, Greece shows the intensity and that it lasted around 40 seconds. pic.twitter.com/DrtIShQekH
— Disasters Daily (@DisastersAndI) May 22, 2025
CCTV footage of 6.1 Earthquake in Agios Nikolaos, Crete, Greece pic.twitter.com/vc2WyaPDQZ
— Disasters Daily (@DisastersAndI) May 22, 2025

