Pamjet video, vorbulla e ujit kalon në bregdetin e mbushur plot me pushues në Majemi

Një video e filmuar nga helikopteri i CBS news, ka arritur të kapë momentin kur një vorbull uji ‘përplaset’ në bregun e plazhit, ndërsa pushuesit vrapojnë për të gjetur strehë.

Kur vorbulla e erës mbërrin në bregdet, një burrë tërhiqet zvarrë prej saj por fatmirësish pa marrë lëndime. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Hollivudit në Majemi të SHBA-ve.

Vorbulla u shpërbë pak momente pasi kaloi në tokë, duke sjellë veçse disa dëme të lehta për objektet e bizneseve aty pranë.