“I bëj thirrje, të gjithë atyre që më shikojnë, ju lutem… të më ndihmojnë fëmijët e mi, që t’i kem në krahë si të gjithë nënat e tjera…”
Kjo është thirrja që buron prej zemrës së një nëne, që prej 2 javësh sheh djalin e vajzën e saj tek veniten, teksa luftojnë me vdekjen. Të dy pas xhamit të inkubatorëve, rrethuar nga tubat që i mbushin mushkëritë me oksigjen. Zhurma e makinerive është kthyer në një makth të errët për Manjolën, e cila prej mëse 2 javësh bën ecejake në repartin intensiv, sa tek vajza e sa tek i biri.
Kjo është thirrja dëshpëruese e një nëne shqiptare, që sot ka nevojë për mirësinë e bamirësve, për lutjet, për ndihmën e tyre.