Para syve të djalit, si u vra 37 vjeçari shqiptar në Itali… autorët u ‘fshehën’ pas tingullit të këmbanave

Ulërimat dëshpëruese të të shoqes e cila ishte me të birin, ndërsa i shoqi qëllohët për vdekje me pesë plumba. Vetëm njëra në shenjë. E goditi 37 vjeçarin në pjesën e kokës duke e lënë të vdekur në vend.

Ky është përshkrimi që përcjell media italiane në lidhje me vrasjen tragjike të një shqiptari të quajtur Beni Arshiaj, baba i dy djemve. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të dielës në Pisa, teksa në zonë zhvillohej një ceremoni festive në kishë.

37 vjeçari sapo kishte parkuar furgonin në momentin kur dy persona të maskuar në një skuter, i janë afruar. Arshiaj nuk ka mundur të dalë nga automjeti pasi është qëlluar me armë. Zhurmat mesa duket janë mufatur nga këmbanat e kishës dhe zhurma në festën që zhvillohej, një element që hetuesit thonë se është përdorur nga autorët.

Pas ekzekutimit, dy personat e maskuar janë parë nga dëshmitarët okularë teksa largoheshin me skuter.

Ende mister se çfarë ka ndodhur, ndërsa media nuk ka raportuar ende për pistat e mundshmë të hetimit. I pyetur mbi ngjarjen dhe xhaxhai i viktimës, i cili ka thënë se nipi i tij nuk kishte asnjë konflikt.

 “Për mua ishte një njeri i mirë, i qetë, nuk kishte konflikte me njeri. Unë nuk dija gjë. Për këtë ne s’dimë të themi gjë për këtë çështje. Kur unë kam ardhur këtu, më thanë që ai ishte në furgon. Kishte parkuar dhe ende nuk kishte dalë nga furgoni. Në orën 9 të mbrëmjes ka ndodhur.”-tha xhaxhai.

“Ishim këtu për të nisur procesionin, e teksa binin këmbanat, dëgjuam disa krisma. Njerëz të pranishëm në piazë, na thanë se kishin qëlluar një njeri që po parkonte në furgon. Policia mbërriti dhe ne u detyruam të ndalonim festën tonë”-tha prifti.

“Isha në shtëpi, më telefonuan për ngjarjen. Zbrita për të parë dhe fatkeqësisht ajo kishte ndodhur. Ka ardhur momenti për të ngritur vëmendjen, për t’i dhënë më shumë qetësi këtij qyteti. Shumë janë shqetësuar, shumë persona ishin në festë kur nisën të shtënat.”-tha një banor i zonës.