Parashikimi i sinoptikanëve, kjo javë me temperatura deri në 42°C

Pritet që këtë javë Shqipëria të përfshihet nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura që do të mbërrijnë deri në 42 gradë celcius gjatë orëve të pikut (drekës).

Sinoptikanët parashikojnë se dita më e nxehtë do të jetë të premten e kësaj jave. Pritet që në qytete si Elbasani, Berati e Fieri të regjistrojnë temperatura deri në 42 °C, ndërsa Tirana apo Shkodra të kenë temperatura deri në 41°C.

Pritet që vala e të nxehtit të zgjasë mëse një javë, për t’u pasuar nga temperatura më të ulëta. Në fund të korrikut sinoptikanët parashikojnë sërish një tjetër valë të të nxehtit, por me temperatura ekstreme.