Pas Harvardit, gjuha shqipe futet edhe në kurrikulën e Universitetit të Pensilvanisë

Gjuha shqipe do të futet zyrtarisht në kurrikulën e Universitetit të Pensilvanisë (Filadelfia). Pas universitetit të Harvardit, tanimë shqipja do të mund të mësohet edhe në një tjetër universitet prestigjioz amerikan. Nisma është bërë publike nga një shqiptare e quajtur Ballina Prishtina, e cila ka qenë nismëtare për të hapur kurrikul në këtë universitet.

“Shqipja tanimë edhe në Pensilvani!

Jam e lumtur të njoftoj se pas një orvatje 1 vjeçare me administratën e universitetit, kursi elementar për mësimin e shqipes është I disponueshëm edhe në Pensilvani, duke filluar nga pranvera e semestrit 2024.”-shkruan Prishtina