“Pas rënies, s’mbaj mend gjë” Adoleshenti bie nga 30 metra në Kanionin e Madh në Arizona, arrin të mbijetojë

Një adoleshent 14 vjeçar ka arritur t’i mbijetojë për mrekulli një rënie prej mëse 30 metrash në Kanionin e Madh në Arizona të Shteteve të Bashkuara, teksa kishte shkuar atje për një fundjavë pushimesh me familjen.

I riu theu 9 vertebra, dëmtoi njërën shpretkë dhe mori të tjera plagë serioze… por mrekullisht arriti të mbijetojë.

Uajat Kaufman ka folur për median lokale atje duke thënë se “pas rënies, nuk mbaj mend më asgjë”.

“Më kujtohet disi momenti kur më erdhi vetëdija dhe e gjeta veten në ambulancë, më pas në helikopter, në një avion e drejt në spital, këtu ku jam tani”-tha i riu për median lokale KPNX.

14 vjeçari u rrëzua aksidentalisht (të martën e kaluar) teksa lëvizi larg disa personave që po bënin disa foto, në zonën veriore të Kanionit të Madh.

“Po mbahesha në një gur me njërën dorë. Nuk isha kapur mirë dhe e humba mbërthimin duke rënë poshtë”-shtoi i riu në prononcimin e tij.

U deshëm afro 2 orë që ekipi i shpëtimit të zbriste poshtë për të arritur tek adoleshentin, të cilën e ngjitën lart duke e vendosur në një kosh.

Veç vertebrave të thyera e shpretkës së dëmtuar, i riu kishte thyer dorën dhe gishtat.

Babai i të riut tregoi se “jemi thjesht me fat që djali ynë do të mund të vijë sërish në shtëpi”