Pas stuhisë nisin reshjet e para të dëborës në Kukës e Korçë

Me dobësimin e intensitetit të reshjeve të shiut në mbarë Shqipërinë, këtë të shtunë në zonat malore kanë nisur reshjet e para të dëborës.

Në orët e para të ditës së sotme, dëbora ka zbardhur malin e Gjallicës në Kukës.

Po ashtu reshje dëbore ka patur edhe në majën e Gramozit në Kolonjë.

Deri më tani nuk ka patur problematika të raportuara nga reshjet e dëborës.