Pavarësisht krizës, njerëzit bëhen bashkë për bamirësi në këtë muaj të Ramazanit

Në një kohë që është e vështirë për këdo, ideja e dhënies së ndihmës, bërjes së bamirësisë duket si e largët. Por ndryshe po ndodh në Egjipt, atje ku kriza ekonomike dhe inflacioni tepër i lartë, ka prekur çdo familje.

Pavarësisht vështirësive, në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, zemrat e njerëzve janë të hapura kah ndihmës për të sprovuarit.

“Al Jazeera” i ka kushtuar një kronikë pikërisht këtij fenomeni, në një kohë që në Egjipt, inflacioni është afro 30%.

“Vitin e kaluar jepnim vakte për iftar, nga 360 në ditë… edhe këtë vit, besoj do t’i arrijmë 200 vakte”-tha drejtuesja e një organizate bamirëse, që shpërndan ushqime për nevojtarët.

E përtej vështirësive, këto vakte që shpërndahen për iftar, janë tepër të rëndësishme për qindra vetë që përballen me sprova.

“Për shumë familje, ushqimet që shpërndahen falas, janë e vetmja mënyrë për të ngrënë mish apo pulë”-shtoi më tutje për Al- Jazeera drejtuesja e organizës bamirëse

Mohamed Abd El Ghany/Reuters

Me ardhjen e muajit të begatë të Ramazanit, thotë Manal Saleh, drejtuesja e një banke rrobash në Egjipt, “qytetarët bëjnë bamirësi të madhe në vend përmes zekatit.”

Al Jazeera shkruan në artikull duke iu referuar burimeve shtetërore se egjiptianët në vitin 2021 dhuruan afro 315 milionë dollarë dhe afro 90% e kësaj shume, u dha gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Çdo ditë në rrugët e qyteteve të Egjiptit, gjen me dhjetëra organizata apo njerëz që dalin për të dhuruar ushqim për iftar.

Mohamed Abd El Ghany/Reuters

Al Jazeera ka mundur të flasë me njërin prej tyre, një inxhinier i dalë në pension që tregoi se dhuron para pikërisht që ushqimet t’u shkojnë nevojtarëve. 64 vjeçari së bashku me disa miq të tij kanë dalë këtë vit pranë xhamisë së tyre për të ushqyer nevojtarët dhe komunitetin e prekur rëndë nga kriza ekonomike.

Pensionisti tregoi se duke ushqyer njerëzit, ai po u kurse atyre paratë aq shumë të nevojshme në këto kohë të vështira për miliona familje.

“Këto familje kanë nevojë për para”-tregoi Fouad.

Sipas të dhënave zyrtare nga 2021, paga mesatare në Egjipt është 4 mijë paund egjiptianë, ose afro 129 dollarë amerikanë. Ndërkohë që çmimi i mishit më të lirë në treg ka shkuar në 220 paundë egjiptianë, afro një e katërta e rrogës javore.

“T’ju them të drejtën disa javë më parë isha i pashpresë kur shikoja se çfarë ndodhte e mendoja se këtë vit, s’do t’ja dilnim dot. Por shumë njerëz i kanë dyfishuar donacionet sepse e dinë sesa të rëndësishme janë në të tilla kohëra. Kemi parë kriza edhe më parë dhe njerëzit në të tilla raste bëhen bashkë”-tregoi për Al Jazeera Fouad.

Burimi: Al Jazeera/ Përshtati me disa shkurtime: Fch.al