Pejë, djali i merr jetën nënës

Një ngjarje me përmasa tepër të rënda ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Pejës në Kosovë, atje ku një i ri i ka marrë jetën nënës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, konfirmoi se në rrugën ‘mbreti Zog’ në Pejë, është gjetur e pajetë një grua.

“Sot rreth orës 16:00 Policia është informuar në lidhje me këtë rast. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, saktësisht në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Aty ka dalur edhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet për “vrasje të rëndë.”-deklaroi zëdhënësi.

Ndërkohë një sërë mediash raportuan mbi rastin, duke bërë publik emrin e të dyshuarit. Aktualisht personi në fjalë është arrestuar nga policia, lajm i cili konfirmohet nga autoritetet. Mbetet ende mister motivi i këtij krimi të rëndë, ndërsa në disa media të Kosovës është raportuar se djali i ka prerë kokën të ëmës. Të tilla detaje mbeten ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga autoritetet.