Peqin: Krasiste pemët, punonjësi i bashkisë rrëzohet dhe ndërron jetë

Një punonjës i bashkisë së Peqinit ka humbur jetën në një aksident fatkeq.

58 vjeçari Faik Rronci po punontë në krasitjen e pemëve në lagjen “xhami” në Peqin, kur aksidentalisht është rrëzuar.

Rënia nga lartësia i ka kushtuar jetën 58 vjeçarit, i cili ndërroi jetë në spital.

“Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”-njoftuan autoritetet.