Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmije 10 vjeçar në Pajovë të Peqinit.
I mituri ndodhej në anë të rrugës në momentin kur është goditur nga një makinë e cila lëvizte me shpejtësi.
Shoferi automjetit ka devijuar për një moment për t’ju shmangur përplasjes me një mjet që i preu rrugën. Si pasojë e manovrës, automjeti ka shkuar në trotuar dhe aty ka përplasur për vdekje të miturin.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku shpejtësia e lejuar është 30km/h si dhe ku ka tabela që sinjalizojnë për praninë e një shkolle.