Priti 5 vite që të quhej nënë për herë të parë. Por një komplikacion shëndetësor i Melisës, e la këtë nënë për 3 muaj duke derdhur lot dëshpërimi.
“Shqiptarët për Shqiptarët” e publikoi rastin dhe brenda një kohe rekord, mijëra shqiptarë iu bashkuan kalvarit të bamirësisë.
Melisa u nis për kurim të specializuar në Italinë fqinje, e së bashku me të mijëra lutje për shërimin e saj.
Sot nëna e Melisës së vogël, Kristjana, na ka nisur një video me të vërtetë emocionale. Pas muajve vuajtje, sot kjo nënë mund të mbajë në krahë të bijën. Melisa e ka kaluar rrezikun për jetën dhe dita ditës shëndeti i saj përmirësohet.