Shkencëtarët kanë filmuar një peshk duke notuar në thellësi të jashtëzakonshme të oqeanit, duke e bërë ngjarjen të parën ndonjëherë të vëzhguar nga kamera.
Specia në fjalë është një lloj peshku ‘kërmill’ i genusit Pseudoliparis. Filmimi i këtij peshku u bë në thellësinë 8,336 metër. Pamja (shiko më poshtë deri në sekondën e 15 të videos) u filmua nga një zhytës i telekomanduar i quajtur “Lander” në brigjet jugore të Japonisë.
Drejtuesi i ekipit të shkencëtarëve që po kryenin vëzhgime në dyshemenë e oqeanit, tha se kjo thellësi mund të jetë maksimumi i thellësisë ku mund të shkojë një specie peshku e të mund të mbijetojë.
Në këtë thellësi të pamatë, trupi i kësaj specie përballet me një trysni prej 80 megapaskalësh, thënë ndryshe 800 herë më shumë sesa trysnia në sipërfaqen e oqeanit. Studiuesit mendojnë se trupi ‘xhelatinoz’ i ndihmon këto specie të mbijetojnë në të tilla thellësi.