Për një vend parkimi… shqiptari, baba i tre fëmijëve, qëllohet për vdekje nga i moshuari në Greqi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në Pire, atje ku një 39 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri (çifte) nga një burrë në moshën 68 vjeçare.

39 vjeçari i identifikuar si Limka Brigen, baba i tre fëmijëve, punonte në një parkim në rrugën Praxitelous në Pire. Siç raporton media greke duke iu referuar të dhënave të deritanishme, autori i kishte kërkuar një vend parkimi punëtorit shqiptar. Sherri ishte zhvilluar disa herë mes tyre, pasi autori pengonte viktimën të shërbente në parkimin që kishte me qira.

Pas një debati verbal, 68 vjeçari ka shkuar në apartamentin e tij dhe më tutje e ka qëlluar për vdekje të ndjerin me çifte.

“Të mbarova, tani të mbarova”- ka bërtitur 68 vjeçari, siç raporton media greke.

Po sipas informacioneve të deritanishme, rezulton se autori ishte njeri problematik dhe shpesh herë kishte nisur konflikte me të tjerë persona.

“E vrau për një vend parkimi” thonë dëshmitarët

Një grua e cila e njihte 68 vjeçarin, tregoi për median greke se ai përherë krijonte probleme dhe sherre me fqinjët e tij, për arsyet më banale.

“Rreth orës 1 pa çerek dëgjuam të shtëna, zhurma ishte shumë e madhe. Dëgjova zëra – thotë gruaja për protothema, duke shtuar “E vranë, dal dhe shoh komshiun me çifte. E qëlloi një herë, kthehet e mbush armën dhe e qëllon sërish”

Burimi: Protothema/ Përshtati: FCH.al

Për të parë video, klikoni Këtu (kujdes, pamje të rënda)