Për pushime tek e bija në Itali, i moshuari shqiptar gjendet i pajetë në stacionin e trenit

E bija e kërkonte prej orësh. Në rrjetet sociale të Robbio-s në Italinë fqinje, shkruanse se kërkonte babain që kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Lutej nëse dikush do ta shihte, ta njoftonte… pa e ditur se i ati 73 vjeçar kishte humbur jetën.

Media italiane shkruan se Xhevdet Zena, 73 vjeçar, u gjet i pajetë në shinat e një stacioni të trenit në afërsi të Vecelli-t. Ai kishte dalë për të bërë një xhiro dhe më pas do të kthehej në këmbë në shtëpi. Por në momentin kur ka dalë nga treni, i moshuari është goditur nga një tjetër tren, i cili vinte në të njëjtin drejtim.

I ndjeri është goditur në shpatull dhe ka rënë. Mjekët e urgjencës mbërritën atje, por nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë, ai kishte ndërruar jetë.

Xhevdet Zena kishte shkuar tek e bija për të kaluar disa ditë pushime.