I dorëzuar. Lotët i ka dëshmi. Dhe lotët nuk i pushojnë këtij babai i cili përballet me një sprovë tepër të madhe për shpatullat e tij. I biri, Luisi, është prekur nga tumori në kokë. Vogëlushi ende nuk i ka mbushur 3 vjeç, ndërsa klithmat e dhimbjeve të tij janë të papërballueshme më për të atin. Ervini është 33 vjeç, punon si shofer. Familja është me origjinë nga Maliqi Korçës dhe në kushte të vështira ekonomike.
Ervini thotë se ka bërë çmos për ta shpëtuar djalin, por deri më tani dy operime nuk e kanë larguar nga rreziku Luisin. Me lotët që nuk i pushojnë, Ervini tregon se ka fjetur nëpër stolat e spitalit në Tiranë, stola që kanë parë dëshpërimin dhe të qarat e tij të panumërta.
“Më thotë babi më ndihmo, më shpëto… çfarë të bëjë babi. (qan) Babi kaq mundësi kishte, kaq bëri. Unë kam fjetur nëpër stolat e spitalit. Të gjithë ato stola i kam larë me lot për atë djalë…”-thotë Ervini.